Vendosni fjalën kyçe....

Ushtronte dhunë ndaj nënës, ndalohet në 47-vjeçar në Berat


Një 47-vjeçar u arrestua nga Policia e Beratit pasi ushtronte dhunë ndaj nënës së tij. Ai ishte shpallur në kërkim pas një denoncimi që nëna e tij kishte bërë në polici pas dhunës së vazhdueshme.

Sipas njoftimit të policisë, 47-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, arrestohet nga ana e forcave policore. Kapet 1 person në kërkim, në vijim të operacionit “Vëzhgimi”.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, arrestohet shtetasi LL. K., 47 vjeç banues në Berat.

Specialistët e Seksionit për Dhunën në Familje në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhunës në familje, bazuar në kallëzimin e nënës së shtetasit LL. K., e cila ka deklaruar se djali i saj,në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, kanë organizuar punën dhe kanë arritur në një interval kohor të shkurtër arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit  LL. K. 47 vjeç, banues në Berat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *