Policia ka dhënë detaje nga zjarri i rënë në një banesë në Sanxhak të Kurbinit.
Në njoftimin e saj, policia ka konfirmuar se si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një i mitur i moshës 2-vjeç.
Nga veprimet paraprake dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.
Zjarri ra rreth orës 15:00 në banesën e shtetasit H.Ç.
“Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.