Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i vëllait të Robert Agës, PD: Pse hesht ministri Lleshaj dhe policia e narko-shtetit


Ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, ka reaguar lidhur me arrestimin e vëllait të shefit të Policisë në Dibër, për trafik droge.

Mbrëmjen e kaluar u arrestua Pajtim Aga, vëllai i kryepolicit të pezulluar tashmë të Dibrës Robert Aga, emri i të cilit është përmendur edhe nga audiopërgjimet e publikuara nga “Bild”.

Gjunkshi thotë se bandat janë të lidhura me uniformën e shtetit ndërsa shton se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, po hesht për të gjitha skandalet.

“Bandat të lidhura me uniformën e shtetit.

Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kriminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës.

Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës.

E dini pse është kjo heshtje nga Qeveria Rama, nga ushtarët e bindur të tij?

Sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit , Ministri Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale.

Nuk ka asnjë shpjegim që ish Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë.

Ligjin e bën i forti.

Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Diber por kudo.”– shprehet Gjunkshi.

Ish-deputeti kërkon një reagim nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj, duke thënë se megjithë informacionin e mjaftueshëm që kanë në lidhje me inkriminimin e drejtuesve të Policisë, vazhdojnë ti mbajnë në rradhët e policisë këta drejtues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *