Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump do të mbrohet nga prokurori që hetoi Clinton-in


Në ekipin mbrojtës të presidentit amerikan Donald Trump në gjyqin e tij në Senat, do të përfshihen edhe prokurorë specialë nga gjyqi i ish-presidentit Bill Klinton.

Trump do të përfaqësohet nga Ken Starr dhe Robert Ray, të cilët hetuan Clinton-in, dhe Alan Dershowitz.

Ky ekip siç shkruan BBC, do të udhëhiqet nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone dhe avokati personal i presidentit, Jay Sekulow.

Ken Starr ka qenë këshilltar i pavarur i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, i cili hetoi çështjen Whitewater, një ndërmarrje toke në Arkansas që u shkatërrua nga skandali në mes të viteve 1980 që përfshinte presidentin Bill Clinton. Hetimi më pas zbuloi prova që Clinton kishte pasur një lidhje me një praktikante të Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.

Hetimi arriti kulmin në gjykimin e presidentit demokrat nga Shtëpia e Përfaqësuesve të SHBA, në 1998. Clinton u shfajësua më pas nga Senati.

Ndërkohë Robert Ray pasoi Starr-in si këshilltar i pavarur.

Ndërkohë Alan Dershowitz është një ish-profesor i Universitetit të Harvardit për drejtësi dhe ekspert i së drejtës kushtetuese.

 Mes klientëve të tij të famshëm të së kaluarës, përmendim dhe boksierin Mike Tyson. Ai i tha CBS News, se ai kishte biseduar me presidentin të mërkurën në lidhje me çështjen.

“Unë pranova ta bëj si një studiues i pavarur kushtetues. Unë nuk kam asnjë qëndrim mbi politikën, thjesht për kushtetutën”.- tha zoti Dershowitz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *