Rreth 200 qytetarë protestuan sot kundër ndërtimit të fabrikës së prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike Tesla jashtë kufijve të qytetit të Berlinit, sipas policisë.
Me postera që lexonin, “Asnjë fabrikë e madhe në pyll” qytetarët nga fshati Gruenheide në shtetin e Brandenburg-ut protestuan kundër shpyllëzimit për ndërtimin e fabrikës.
Tesla planifikon të prodhojë deri në 500 000 makina në vit nga modelet e saj “Model 3” dhe “Y”, si dhe modele të tjera, në zonën në Gruenheide, Brandenburg, në lindje të Berlinit, duke filluar në muajin korrik 2021.
Ndërtimi i fabrikës është planifikuar të fillojë në gjysmën e parë e vitit 2020.