Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas tërmetit në Tiranë.
Gjykata ka vendosur që 7 prej të ndaluarve të lihen në arrest me burg, 11 me detyrim me paraqitje ndërsa 12 në arrest shtëpie.
Në burg janë lënë ish-zyrtarët e djathtë: Besnik Fuçia, ish-kryetar i komunës Farkë dhe Fatbardh Plaku ish kryetar i komunës Kashar. Për ish-zyrtarin socialist Faik Fejzon, u la masa “arrest në shtëpi”.
Lihen në “Arrest me burg”:
Fatbardh Plakun
Fejzi Dyrmishi
Besnik Fuçia
Hodo Valgjoni
Artur Skela
Gëzim Shkalla
Naim Shehi
Në “Arrest shtëpie” :
Vjollca Hoxholli
Agim Eski
Gerti Çalliku
Ali Dyrmishi
Asqeri Xhanari
Faik Fejzo
Ndoc Pepkolaj
Mehmet Felani
Pëllumb Korfuzi
Qirjako Gjergo
Shefqet Doda
Luan Bejta
“Detyrim paraqitje”:
Anila Harxhi
Bukurije Halili
Zhaneta Tagani
Reis Muça
Merita Kushe
Hekri Visha
Adhurim Qehaja
Stela Maze
Shpëtim Kerciku
Ermir Çina
Jan Ikonomi
Seanca ndaj këtyre personave u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ku për shkak të numrit të madh të të arrestuarve ajo zgjati për më shumë se shtatë orë. Kështu vendimi për masën ndaj tyre u shty për paraditen e sotme.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje.