Vendosni fjalën kyçe....

Irani dërgon në Ukrainë kutitë e zeza të avionit që sulmoi aksidentalisht


Arka që mban dy kutitë e zeza të gjetura nga avioni i rrëzuar ukrainas, Boeing 737-800

Irani po dërgon në Ukrainë kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që ushtria e tij rrëzoi aksidentalisht këtë muaj.

Siç shkruan Reuters, autoritetet iraniane janë gjithashtu të përgatitur për ekspertë nga Franca, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara për të shqyrtuar të dhënat nga kutitë.

Të gjithë 176 personat që ndodheshin në avionin ukrainas, u vranë më 8 janar sapo u ngritën nga Teherani për të shkuar drejt Kievit kur ushtria iraniane i sulmoi me raketa.

“Me përdorimin e ekspertizës së vendeve të Francës, Kanadasë dhe Amerikës do të përpiqemi të lexojmë (regjistruesin e të dhënave të fluturimeve) në Kiev”, citohet të ketë thënë Hassan Rezaifar, drejtor përgjegjës për hetimet e aksidenteve në Organizatën e Aviacionit Civil Irani.

“Nëse kjo përpjekje është e pasuksesshme, kutia e zezë do të dërgohet në Francë.”

Sipas agjencisë së lajmeve në Iran Tasnim, kutitë e zeza nuk do të lexohen në Iran.

Pesëdhjetë e shtatë nga viktimat ishin kanadezë. Kryeministri Justin Trudeau, i cili po bën presion për një hetim të plotë për rrëzimin e aeroplanit, tha të premten se Irani duhet të dërgojë kutitë e zeza në Francë për analiza.

Franca ishte një nga vendet e pakta me aftësinë për të lexuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe kabinës nga avioni, për të cilat ai tha se ishin dëmtuar keq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *