Ish-zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e shkarkoi nga detyra.
Sipas vendimit të gjykatës, kryeministri do ta paguajë Mandijan me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm.
Në vendimin e gjykatës thuhet se “gjykata pranon pjesërisht kërkesë-padinë të bazuar në ligj e prova. 2. Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, Urdhrit nr.156, datë 07.10.2013 të palës së paditur Kryeministrit të RSh-se “Për lirimin nga detyra” si Avokat i Përgjithshem i Shtetit të paditëses Ledina Mandija. 3. Rregullimin e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke u detyruar pala e paditur Avokatura e Shtetit e RSh-së të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm”.
Kur qeveria socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013, Mandija ishte drejtuese e Avokaturës së Shtetit. Ajo e çoi çështjen në gjykatë dhe procesi nuk u ndërpre as kur Mandija në 2017 u bë zv.kryeministre teknike dhe zyrën i kishte shumë afër me Ramën. Ky i fundit u detyrua ta vendoste Mandijën si propozim të kryedemokratit Lulzim Basha dhe u vendos drejtuese e ‘Task Forcës’ për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 25 qershorit të 2017-ës./Hashtag.al