Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Korça: Dakordësimi për reformën zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të reja


Pavarësisht se ka një dakordësi lidhur me Reformën Zgjedhore, opozita vijon ta akuzojë kreun e qeverisë si personin që duhet larguar sa më parë për shkak të lidhjeve me krimin. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nga një takim në Korçë tha se pëmes politikave të tij, Edi Rama po sjell vetëm shpopullim të vendit ndërsa kërkoi që ai të mos mbajë më peng të ardhmen e shqiptarëve.

“Pas dakordësimit për reformën zgjedhore dhe më pas për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme i duhet kësaj qeverie të paaftë të mos mbajë më peng të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në BE.”- tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi theksoi se dakordësimi për Reformën Zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të reja, kushtit të dytë të Bundestagut.

“Kushti i parë ishte reforma zgjedhore. Dakordësimi i tryezës solli që të delegjitimojë përfundimisht atë parlament ilegjitim, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Unë e kam thënë dhe e them që Gjiknuri është këlyshi i bishës, po eliminuam Bishën, Gjiknuri përfaqëson Edi Ramën.

Gjiknuri nuk bën bisedime, Gjiknuri merr ato çfarë jep opozita dhe shkon i noterizon në parlament. Gjiknuri nuk bën gjë tjetër ka mbaruar punën e tij”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi akuzoi Edi Ramën edhe për shkak të padisë që ai dorëzoi disa ditë më parë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 “Padia e tij groteske nuk ka për qëllim vetëm Ramush Haradinaj si individ por përçarjen e unitetit kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.”– tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *