Protestuesit kundër reformës së pensioneve janë përpjekur të hyjnë në një teatër në Paris, ku presidenti Emmanuel Macron mori pjesë në një shfaqje me gruan e tij.
Siç shkruan Reuters, turma e protestuesve ishte mbledhur jashtë Teatrit Des Bouffes du Nord të premten në mbrëmje, kur çifti presidencial po ndiqte një shfaqje.
Videot në mediat sociale i tregojnë protestuesit duke brohoritur “Macron jep dorëheqjen” dhe në një moment përpiqen të hyjnë në shfaqje.
Last night Macron had to be escorted out of a Theatre’s service door due to having to run away from protests against him
The Govt of France is scared of its people. Just wish that was the case in the UKpic.twitter.com/gsULTsMI21
— The Pileus (@thepileus) January 18, 2020
“Kishte një përpjekje të pushtimit të teatrit, por çifti presidencial ishte në gjendje të qëndronte deri në fund të shfaqjes dhe u largua nga vendi i ngjarjes me makinë rreth orës 10:00 me një eskortë policie”- tha një burim i afërt me Macron.
Prania e presidentit në teatër u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga gazetari dhe aktivisti politik Taha Bouhafs, i cili gjithashtu ndodhej në teatër.
Je suis actuellement au théâtre des bouffes du Nord (Métro La Chapelle)
3 rangées derrière le président de la république.Des militants sont quelque part dans le coin et appelle tout le monde à rappliquer.
Quelque chose se prépare… la soirée risque d’être mouvementée. pic.twitter.com/0mfwQPwdzr
— Taha Bouhafs (@T_Bouhafs) January 17, 2020
“Ai u arrestua më vonë nga policia, sipas një burimi gjyqësor”, shkruan Reuters. Pas një viti protestash nga “Jelekët e Verdhë”, kur kjo lëvizje nisi të qetësohej u ngritën kundër Macron, kundërshtarët e reformës së pensioneve, të cilët kanë organizuar një aksion më të drejtpërdrejtë.