Vendosni fjalën kyçe....

Njohja e fytyrës, BE-ja konsideron ndalimin e projektit për pesë vitet e ardhshme


Komisioni Evropian ka zbuluar se po shqyrton një ndalim të përdorimit të sistemit të njohjes së fytyrës në zona publike për një periudhë pesë vjeçare. Rregullatorët duan kohë për të punuar si të parandalojnë abuzimin e teknologjisë.

Teknologjia lejon që fytyrat e kapura në kamerat CCTV të kontrollohen në kohë reale për të parë nëse bëjnë pjesë në listat e hartuara nga policia apo agjenci të tjera ligjzbatuese.

Përjashtime nga ndalimi mund të bëhen për projekte të sigurisë, si dhe ato për kërkime e zhvillim.

Komisioni përcaktoi planet e tij në një dokument me 18 faqe, duke sugjeruar që rregullat e reja do të futen për të forcuar rregulloren ekzistuese që lidhen me privatësinë dhe të drejtat e të dhënave.

Ai propozoi vendosjen e detyrimeve si për zhvilluesit ashtu edhe për përdoruesit e inteligjencës artificiale, dhe u bëri thirrje vendeve të BE të krijojnë një autoritet për të monitoruar rregullat e reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *