Vendosni fjalën kyçe....

PD: Arrestimi i vëllait të shefit të policisë në Dibër provë se Rama mbështetet te krimi për të vjedhur zgjedhjet


Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj me anë të një deklarate për mediat deklaroi se arrestimi i Pajtim Agës për drogë, vëllai i shefit të Policisë Dibër Robert Aga dëshmon se shteti është bërë palë me krimin.

Arrestimi i përsëritur për trafik droge të Pajtim Agës për dosjen 184 dëshmon përshkallëzim të krimit dhe se krimi ka mbështetjen e qeverisë dhe të policisë. Kur krimi ka lidhje me zgjedhjen, krimineli ka lidhje me Ramën. Pajtim Aga është vëllai i Pajtim Agës, drejtorit famëkeq, i cili doli në përgjime në BILD. Këta vjedhin shqiptarët bashkë me Edi Ramën, Xhemal Qefalinë, Saimir Tahiri etj. Kjo bandë arriti të vjedhë votat e dibranëve”-deklaroi Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën, duke thënë se kryeministri është “bablok i krimit”.

Pajtim Aga dhe vëllai i tij janë ekzekutorë të mbledhjes së votave, që merrnin urdhëra nga Babloku i krimit Edi Rama. Kjo bandë qeveritare ka në krye Bablokun e Krimit, Ramën. BILD e Zëri i Amerikës treguan terrorin mbi administratën për zgjedhjet e 2016. Robert Aga, në vend se të ndëshkohej, u gradua, kurse vëllai vazhdoi të merret me trafik droge. Rama vazhdon të bashkëpunojë me bandat e krimit dhe trafikantët”-tha ish-deputeti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *