Ministri brazilian i kulturës, Roberto Alvim, është shkarkuar nga detyra për shkak se parafrazonte ish-ministrin gjerman për propagandë në qeverinë e Hitlerit, Joseph Goebbels.
Ndërsa promovonte një çmim kombëtar të arteve, Alvim shprehej: “Arti brazilian në dekadën e ardhshme do të jetë heroik dhe kombëtar”.
Ai tha për muzikën nga Whengner’s Lohengrin, se ishte opera e preferuar e Hitlerit, me një portret të presidentit të djathtë ekstrem, Jair Bolsonaro, dhe një flamur brazilian në background.
Alvim shtoi se: “Ai do të jetë i pajisur me një kapacitet të madh për përfshirje emocionale dhe do të jetë po aq i domosdoshëm, sepse është thellësisht i lidhur me aspiratat urgjente të popullit tonë, në të kundërtën nuk do të jetë asgjë”.
Mirëpo siç shkruan The Guardian, këto fjalë janë mjaft të ngjashme me fjalimin që e kishte mbajtur ministri i Hitlerit në vitin 1933 para një grupi menaxherësh dhe drejtorësh të teatrove.
Ai kishte thënë: “Arti gjerman në dekadën e ardhshme do të jetë heroik, i sertë, por romantik, faktik, pa sentimentalizëm. Ai do të jetë nacionalist me një thellësi të madhe të ndjenjave, do të jetë i detyrueshëm dhe do t’i bashkojë njerëzit, në të kundërtën do të pushojë së ekzistuari.”
Në Facebook, Alvim thjesht e klasifikoi frazën si një “rastësi retorike” duke mohuar se është frymëzuar nga Hitleri apo ministri i tij.
Që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, Bolsonaro është kritikuar në mënyrë të përsëritur nga kundërshtarët për shtytjen e një axhende konservatore kulturore të krishterë.