Vendosni fjalën kyçe....

Zëvendësohet ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut


Largohet nga detyra, ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho dhe madje është gjetur dhe zëvendësuesi. Lajmi është bërë i ditur këtë të shtunë nga NK News me qendër në Seul.

Zëvendësuesi i Ri nuk është identifikuar por Pyongyang do ta zbulojë pasardhësin e Ri-së të enjten e ardhshme, thuhet në raport ku citohen burime të paidentifikuar me emër.

Ministria e bashkimit të Koresë së Jugut, e cila është përgjegjëse për çështjet e Koresë së Veriut, ka thënë se çdo ndryshim në statusin e Ri duhet të vlerësohet me kujdes.

Lindur në vitin 1956, Ri Yong Ho është djali i Ri Myong Je, ish-zv / drejtori i Departamentit të Organizatës dhe Udhëzimit (OGD), një organ me hije brenda Partisë së Punëtorëve në pushtet, që mbikëqyr emërimin e pozicioneve të menaxhimit brenda shtetit, kjo sipas Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut.

Siç shkruan Reuters, babai i tij ishte gjithashtu një redaktor në Agjencinë Qendrore të Lajmeve Koreane (KCNA), organi shtetëror i mediave që boton deklaratat e propagandës së Pyongyang.

Ri Yong Ho ka studiuar në Universitetin prestigjioz të gjuhëve të huaja të Pyongyang, ndërsa për vite me radhë ka mbajtur poste të niveleve të larta në lidhje me Perëndimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *