Vendosni fjalën kyçe....

17 raste të reja me virusin e çuditshëm zbulohen në Kinë, prag epidemie


17 persona janë prekur së fundmi në qytetin kinez të Wuhan-it. Ata janë prekur nga një virus i çuditshëm qëështë raportuar nga autoritetet kineze, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Virusi ka infektuar gjithsej 62 persona në Wuhan, tetë prej të cilëve janë në një gjendje të rëndë, ndërsa 19 janë shëruar dhe larguar nga spitali. Pjesa tjetër ende po marrin trajtim dhe po mbahen në izolim.

Dy njerëz kanë vdekur deri tani nga forma e re e virusit. Një burrë 69 vjeç vdiq të mërkurën pasi infeksioni shkaktoi tuberkuloz pulmonar dhe dëmtoi organe të shumta.

Tre raste janë raportuar jashtë Kinës, dy në Tajlandë dhe një në Japoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *