Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë gjurmë nga 49-vjeçari i marrë peng në Kamëz, gjendet një ‘Range Rover’ i djegur në Durrës


Një automjet tip ‘Range Rover’ është gjetur i djegur në Shkallnur të Durrësit dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e rrëmbimit të 49-vjeçarit në Kamëz.

Mjeti është gjetur që në datën 17 janar, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot. Sipas “BalkanËeb”, mjeti i bardhë dhe pa targa, është sekuestruar nga policia ndërsa po verifikohet numri i shasisë për të zbuluar se kujt i përket ai.

Autoritetet po verifikojnë të gjitha karakteristikat e mjetit të kapur në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi pengmarrja dhe ato të mjetit të djegur.

Dy ditë kanë kaluar që nga zhdukja e Jak Prengës dhe ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Rreth orës 11:44 të së premtes, në rrugën “London”, dy persona të maskuar pasi janë konfliktuar  me 49-vjeçarin, e kanë marrë atë forcërisht në makinë.

Prenga kishte blerë një makinë disa kohë më parë por mendohet se shumën nuk e kishte shlyer të gjithën, ndërsa dyshimet e policisë janë se kjo mund të jetë edhe arsyeja e pengmarrjes së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *