Profesioni i berberit mund të mos jetë aq i thjeshtë sa duket.
Një i tillë e pa veten në një situatë të vështirë në Kinë, teksa u përball me një klient të cilit nuk i pëlqeu qethja.
Pasi pa veten në pasqyrë, i riu i rrëmbeu gërshërët berberit dhe tentoi t’i priste flokët e më pas e sulmoi fizikisht. Ai e merr me forcë berberi dhe provon ta qethë për t’u hakmarrë.
Pas disa përpjekjesh ai arrin ta ulë në poltronë berberin dhe e qeth në sytë e shumë personave që po shihnin atë që po ndodhte.