Celine Dion ka dhënë një shfaqje emocionale, vetëm disa orë pas vdekjes së nënës së saj. Këngëtarja bëri homazhe për nënën e saj, Thérèse Tanguay Dion, ndërsa performonte për fansat e saj në Miami të premten në mbrëmje.
Këngëtarja 51-vjeçare tha se ishte mirënjohës që e gjithë familja e saj kishte patur mundësinë t’i jepte lamtumirën nënës së saj para se të ndërronte jetë.
Tonight, @CelineDion dedicated her #CourageWorldTour Miami show to her mom, Thérèse Dion, who passed away earlier this morning.
“…I’m doing okay, we’re all doing okay,” stated Celine. She said her mom would’ve wanted her to perform. pic.twitter.com/RwT3KQ5X50— Evelio Cuba (@ecuba101) January 18, 2020
Siç shkruan “Mirror”, Celine Dion kishte njoftuar më herët atë ditë se nëna e saj kishte vdekur në Montreal.
Ajo i tha audiencës së saj në Florida: “Jam shumë e sigurt që i keni dëgjuar lajmet për nënën time që ka ndërruar jetë herët në mëngjes. Por unë jam mirë dhe të gjithë jemi mirë”.
Celine u shpjegoi fansave të saj se nëna e saj ishte sëmurë për ca kohë, dhe se familja e dinte që asaj nuk i kishte mbetur dhe shumë kohë.
Infermierja e Thérèse Tanguay Dion kishte kontaktuar me familjen vetëm dy ditë para se ajo të vdiste, duke u thënë se asaj i “kishte ardhur koha” dhe se ata duhet të shkonin për ta parë.
“Kështu mbrëmë u bashkova me vëllezërit dhe motrat e mia në Montreal, dhe unë e kalova mbrëmjen në shtratin e saj. Ne treguam histori. Ne kënduam këngë. Ne përqafuam njëri-tjetrin dhe thamë lamtumirat tona. Ne jemi mjaft të sigurt që nëna priti që ne të ishim të gjithë bashkë edhe një herë.”-tha Dion.
.@celinedion talks about the death of her mother and dedicates this show in #Miami to her. pic.twitter.com/bSNSFLbSGV
— Diana Gonzalez (@DianaGHealth) January 18, 2020
Nëna e Dion ka punuar si prezantuese televizioni dhe ishte një filantropiste. Ajo i bashkohej rregullisht të bijës Celine në koncertet e saj, dhe ato janë fotografuar shumë herë bashkë në tapetin e kuq.