Vendosni fjalën kyçe....

Digjet “La Rotonde”, restoranti i preferuar i presidentit Emmanuel Macron


Pasi protestuesit kundër reformës së pensioneve tentuan t’i futen në Teatër, ku po ndiqte një shfaqje me bashkëshorten, presidentit francez i kanë djegur restorantin e preferuar.

Siç bëjnë me dije mediat franceze, të shtunën iu vu flaka restorantit La Rotonde në Paris, i frekuentuar shpresh nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Menaxheri i restorantit tha për stacionin “France Info”, se zjarri kishte shkaktuar dëme në të gjithë objektin dhe do të qëndronte mbyllur për disa javë.

Siç duket zjarri ishte shkaktuar pasi disa persona kanë hedhur Molotov në objekt.

Menaxheri u shpreh i keqardhur se 45 personat që punojnë në restorant, do të mbeten pa punë. Siç shkruan En24, Prokuroria e Parisit tregoi se policia ka hapur një hetim mbi shkaqet e ngjarjes.

Restoranti “La Rotonde” është lidhur shpesh me emrin e Macron, veçanërisht pasi kreu aktual i shtetit shkoi atje me ekipin e tij për të festuar fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në 23 Prill 2017.

Edhe para kësaj, ai ishte një klient i rregullt me ​​të shoqen, Brigitte. Ata shkonin për darka, dreka, dreka pune ose për intervista me median.

Me pakënaqësitë e shtuara ndaj qeverisë së tij, Macron është përballur me shtim të protestave që filluan me lëvizjen “jelekët e verdhë” dhe së fundmi, me grevën kundër reformës së pensioneve.

Të premten në mbrëmje, dhjetëra protestues u përpoqën të hyjnë në teatrin e Bouffes du Nord në Paris ku Macron dhe e shoqja po ndiqnin një shfaqje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *