Veriu i vendit është goditur sot nga dy tërmete të fuqishme, një në Kukës dhe tjetri në Dibër.
Ministrja e Mbrojtjes ka reaguar duke thënë se nuk ka patur dëme nga këto dy tërmete.
“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkalles rihter janë ndier në Dibër e në Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkohë të dhënat për magnitudën nga ministria, ndryshojnë me ato të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Sipas këtyre të dhënave, tërmeti i parë me magnitudë 4.4 ka qenë në Kukës, 12 km nga Kurbneshi dhe 25 km në veri-perëndim të Peshkopisë.
Më pas tërmeti i dytë është regjistruar në Dibër, me një magnitudë 4.3 të shkallës Rihter në orën 13:52.