Vendosni fjalën kyçe....

Grabitës të armatosur qëlluan brenda banesës çiftin e bashkëshortëve në Tiranë


Hollësi të reja janë publikuar lidhur me plagosjen e çiftit të bashkëshortëve në zonën e Alliasit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi para pak çastesh ndërsa mësohet se ata janë qëlluar nga disa grabitës të armatosur.

Ata kanë mundur të futen në banesën private të çiftit, që ka në pronësi një furrë buke.

Policia ka shoqëruar disa persona deri tani ndërsa çifti i bashkëshortëve është dërguar në Spitalin e Traumës me burrin që është në gjendje më të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *