Vendosni fjalën kyçe....

Grupi muzikor indigjen zihet në pritë në Meksikë, asnjë i mbijetuar


Dhjetë muzikantë indigjenë janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore. Siç shkruan BBC, besohet se prita është ngritur nga një kartel droge.

Anëtarët e grupit indigjen Nahuas po ktheheshin nga një festë kur u sulmuan në qytetin Chilapa në shtetin e Guerrero-s.

Viktimat ishin të gjithë meshkuj, të moshave midis 15 dhe 42 vjeç.

Karteli Los Ardillos, i cili shpesh shënjestron njerëzit autoktonë në zonë, u fajësua për sulmin.

Viktimat ishin të gjithë pjesë e grupit muzikor Sensación dhe po ktheheshin në komunitetin e tyre në Alcozacán të premten.

David Sánchez Luna, koordinator i grupit indigjen CRAC-PF tha se ata kishin qenë duke dhënë një shfaqje një ditë më parë e poktheheshin në shtëpi.

Njerëzit të armatosur sulmuan automjetin e tyre rreth orës 14:00 në Mexcalcingo, tha ai.

Kur u gjetën kufomat, ishte shumë e vështirë të identifikoheshun dhe pasi autoritetet nuk pranuan t’ua jepnin familjeve, qindra njerëz indigjenë bllokuan rrugën.

Zyra e prokurorit Guerrero tha se po hetonte rastin. Guerrero është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Paqësorit dhe pjesëve të tjera të vendit. Los Ardillos janë akuzuar për dhjetëra vdekje muajt e fundit, përfshirë shumë njerëz indigjenë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *