Vendosni fjalën kyçe....

IRNA: Irani kërkon t’i analizojë vetë kutitë e zeza të avionit ukrainas


Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se Irani po përpiqet t’i analizojë vetë kutitë e zeza të avionit ukrainas që u rrëzua këtë muaj, duke mohuar kështu raportin se ishte marrë një vendim për t’i dërguar ato në Ukrainë.

Kanadaja, e cila kishte 57 qytetarë në avionin në të cilin u vranë 176 njerëz, si dhe vendet e tjera tjera që humbën njerëz, po i kërkojnë Iranit një hetim të plotë. Ato kërkojnë që të dhënat e fluturimeve dhe regjistruesit e zërit duhet të analizohen jashtë vendit.

Otava thotë se kutitë e zeza, duhet të dërgoheshin në Francë, pasi ushtria pranoi se gjuajti avionin aksidentalisht gjatë tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.

“Ne po mundohemi t’i lexojmë kutitë e zeza këtu në Iran. Përndryshe, opsionet tona janë Ukraina dhe Franca, por asnjë vendim nuk është marrë deri më tani për t’i dërguar ato në një vend tjetër”-tha Hassan Rezaifar, drejtor përgjegjës për hetimet e aksidenteve në Organizatën e Aviacionit Civil në Iran.

Por një ditë më parë, Agjencia e lajmeve “Tasnim” në Iran, raportonte se kutitë e zeza po dërgoheshin në Ukrainë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *