Vendosni fjalën kyçe....

Johnson bllokohet në makinë njësoj si paraardhësja e tij, videoja e incidentit në Berlin (Video)


Kryeministri britanik Johnson, u përball me të njëjtën situatë si paraardhësja e tij, May, teksa shkoi për të marrë pjesë në samitin e Berlinit për paqen në Libi. 

Teksa Johnson përpiqej të dilte nga makina, dera e saj  u bllokua për disa sekonda.

Kancelarja gjermane Angela Merkel po priste mbi tapetin e kuq, teksa një roje u përpoq të hapte derën e makinës, duke arritur përfundimisht pas disa përpjekjesh.

Jo shumë kohë më parë, paraardhësja e tij, May, u përball me të njëjtën situatë kur shkoi në Berlin për t’u takuar me Kancelaren Merkel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *