Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me motoçikletën në Shkodër, humb jetën 32-vjeçarja


Një aksident fatal ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme. Mësohet se një mjeti tip Mercedes-Benz i drejtuar nga një 28-vjeçar me inicialet A.U., është përplasur me një motoçikletë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Velipojë-Shkodër ndërsa ka humbur jetën drejtuesja e motoçikletës, 32-vjeçarja me iniciale S.U.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ndërsa nuk dihet ende dinamika e aksidentit.

Shkodër/informacion Paraprak

‘Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *