Vendosni fjalën kyçe....

Meksika bllokon 2500 migrantë të futen në vend


Autoritetet meksikane kanë mbyllur një pikë kufitare në jug të Meksikës të shtunën, pasi mijëra migrantë të Amerikës Qendrore u përpoqën të kalojnë drejt një ure që përshkon lumin Suchiate midis Meksikës dhe Guatemalës.

Siç shkruan AP, migrantët nga Hondurasi tundnin flamurin e vendit të tyre dhe kënduan himnin kombëtar ndërsa i afroheshin urës.

Në kulmin e konfrontimit, autoritetet e Guatemalës vlerësuan se 2.500 migrantë ndodheshin në urë, ose duke u përpjekur të hipnin në të.

Rojet Kombëtare meksikane vendosën një gardh metalik ku shkruhej “Mirësevini në Meksikë” për t’u bllokuar rrugën migrantëve.

Foshnjat qanin, temperaturat rriteshin e po ashtu edhe turma. Zyrtarët meksikanë lejuan që disa migrantë të hyjnë në vend në grupe me nga 20, ndërsa një prej tyre me altoparlant i paralajmëronte migrantët që të mos përpiqeshin të futeshin në Meksikë pa kaluar nëpër filtrat e imigracionit.

Më shumë se 150 migrantë hynë për të kërkuar azil ose ndryshim të lejes për të qëndruar në Meksikë, por pjesa më e madhe e tyre preferojnë të kalojnë përmes Meksikës për në Shtetet e Bashkuara.

Meksika përsëri e gjen veten në pozicion të vështirë, pasi SHBA institon që Meksika t’i ndalojë ata migrantë të arrijnë në kufirin e SHBA-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *