Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm gjerman kritika të ashpra Uashingtonit: Duhet tjetër qasje ndaj Iranit


Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit, që janë rritur që nga tërheqja e presidentit amerikan Trump nga marrëveshja bërthamore, arritën kulmin këtë janar pas vrasjes së Gjeneralit më të rëndësishëm të Iranit, Qasem Soleimani.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, lëshoi kritika të ashpra në drejtim të SHBA-së për atë që e quajti politika e saj e presionit maksimal ndaj Iranit, duke paralajmëruar një luftë në rajon dhe bëri thirrje për zgjidhje diplomatike me Teheranin.

‘Ne nuk duhet të pretendojmë se situata automatikisht do të përmirësohet duke çuar në një ndryshim të regjimit në Teheran nga forcat e jashtme. Kjo qasje tashmë ka dështuar, për shembull, në Irak. Ne duhet të flasim me Iranin dhe të kërkojmë respektim të të drejtave të njeriut. Në çdo rast, vetëm kërcënimet dhe përshkallëzimi ushtarak nuk kanë sjellë asgjë. Ne duam të parandalojmë një përhapje të tensioneve në Lindjen e Mesme’, tha ai.

‘Pa marrëveshje, Irani ndoshta do të kishte tashmë një bombë atomike. Ne absolutisht duhet ta parandalojmë që kjo gjë të ndodhë’, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *