Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pretendon se prania ushtarake amerikane e bën Irakun më të sigurt dhe “të prosperuar”, pavarësisht thirrjeve të ligjvënësve irakienë për largimin e të gjithë trupave të huaj nga vendi dhe rritjen e tensioneve me Iranin.
“Në këtë kohë, nuk ka plane nga ushtria amerikane të tërhiqet nga Iraku,”-tha ndihmës sekretari i mbrojtjes Jonathan Rath Hoffman para gazetarëve në një konferencë shtypi.
Dhe unë mendoj se ka qenë e qartë … që konsensusi në Irak duket të jetë se forcat e Shteteve të Bashkuara janë atje një forcë për mirë.
Zyrtari tha se prania e SHBA në vend është “e dobishme” për Irakun dhe “do të vazhdojë të çojë në rritjen e sigurisë dhe prosperitetit për popullin Irakian.”
Megjithë besimin e Hoffman, fjalët e tij duket se nuk janë në kundërshtim me Parlamentin Irakien, i cili më 5 janar miratoi një rezolutë jo detyruese duke kërkuar kryeministrin e përkohshëm Adil Abdul Mahdi të anulojë kërkesën për ndihmë ushtarake nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.
Votimi u zhvillua dy ditë pasi një sulm me dronë vrau udhëheqësin e lartë ushtarak iranian Kasëm Sulejmani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetari i militantëve irakenë të mbështetur nga Irani, Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF), kur kolona e tyre po linte aeroportin e Bagdadit. Sulejmani kishte lënë për të takuar me kryeministrin Mahdi atë ditë.