Vendosni fjalën kyçe....

Pikëpyetja e madhe që kanë kanadezët për zhvendosjen e princit Harry dhe Meghan-it


Shumë kanadezë i duan Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it. Por një pyetje e madhe ka mbetur pezull nga lajmet tronditëse të zhvendosjes me kohë të pjesshme të çiftit mbretëror britanik, në Kanada – Sa do të kushtojë?

Ka patur shumë diskutime në Kanada që Princi Harry dhe Meghan thanë se ata do të tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore dhe do të kalonin një pjesë të kohës së tyre në Amerikën e Veriut.

Siç shkruan BBC, dukesha po kalojnë kohë në bregdetin perëndimor të Kanadasë me djalin e saj Archie, ndërkohë që princi Harry po përfundon angazhimet e fundit para se t’i bashkohet.

Por shqetësimi kryesor mbi vendimin e çiftit mbretëror për të kaluar një pjesë të kohës së tyre në Kanada, është se  kush do të marrë përsipër faturën – veçanërisht nëse ata do të jenë thjesht qytetarë privatë.

Një sondazh i publikuar këtë javë nga Instituti jo-fitimprurës Angus Reid, tregoi se 73% e kanadezëve nuk kanë asnjë interes të paguajnë ndonjë prej kostove për sigurinë dhe shpenzimet e tjera që lidhen me zhvendosjen e princit Harry dhe Meghan-it.

“Kjo pikëpamje është në përputhje me grupet demografike, përfshirë moshën, gjininë ose rajonin ose preferencën politike”– tha organizata në një njoftim, citon BBC.

Vetëm 3% e të anketuarve thanë se kanadezët duhet të merrnin përsipër sigurinë dhe kostot e tjera të nevojshme, dhe 19% thanë që ishin dakord me pagimin e një pjese të faturës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *