Vendosni fjalën kyçe....

Samsung-u prezanton më 11 shkurt modelin S20+, njihuni me veçoritë e telefonit


Samsung pritet të prezantojë së shpejti modelin S20+. Disa foto të publikuara në internet pretendojnë se telefoni i ri do ketë pamjen që tregohet. Telefoni priet të publikohet me datë 11 shkurt.

Pajisja e re do ketë 4 kamera, një blic dhe si një vrimë mikrofoni. Në anën e djathtë të telefonit ndodhen butonat e volumit dhe ai i fikjes e ndezjes.

Telefoni i ri nuk ka asnjë buton Bixby, ndryshe nga seritë e hershme S10. Samsung duket se ka zgjedhur një xham 2.5D në vend të xhamit të zakonshëm të lakuar.

Ai do ketë rrjet 4G e 5G, një çip Qualcomm Snapdragon 865, Exynos 990 SoC. Mbrojtja e ekranit do jetë më xham Gorilla Glass 6, densitet 524 ppi, kamera 64 MP dhe bateri 4500 mAh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *