Tetë njerëz kanë humbur jetën në një zjarr mëngjesin e kësaj të diele, në një shtëpi për njerëzit me aftësi të kufizuara në Çeki.
Zjarrfikësit i thanë televizionit publik çek, se 29 persona të tjerë u plagosën nga zjarri, i cili ndodhi në qytetin e Vejprty, në kufirin veriperëndimor të vendit me Gjermaninë.
AFP shkruan se Prokop Volenik, zëdhënës i shërbimit rajonal të shpëtimit, tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike.
Sipas mediave çeke, administrata tani po punon me Rajonin Ústí për të transferuar njerëzit nga shtëpia e djegur në ambiente të tjera.
Zjarri në Vejprty me tetë viktima është i dyti më tragjik që nga viti 1990. Rasti më i keq ishte zjarri në tetor 2010, kur nëntë persona të pastrehë vdiqën në Pragë.