Vendosni fjalën kyçe....

2 të vrarë e 5 të plagosur brenda klubit në Teksas, SHBA


Dy njerëz vdiqën dhe pesë të tjerë u dërguan në spital në gjendje kritike për jetën pasi një i dyshuar hapi zjarr brenda një lokali në qendër të qytetit San Antonio, Texas.

Incidenti ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes me orën lokale, tha Shefi i Policisë në San Antonio, William McManus.

Një ambulancë u filmua duke u larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit. Policia tha që është ende e paqartë nëse i dyshuari po qëllonte rastësisht, apo nëse ishte një sulm i synuar.

‘Kishte një grindje mes dy grupesh ndërsa një person nxorri një armë dhe nisi të qëllojë. Njëra nga viktimat u identifikua si një mashkull 21-vjeçar. Trupi i tij u gjet brenda në klub.’ – tha policia në një deklaratë, ndërkohë nuk ka ende asnjë të dyshuar për krimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *