Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sot në përfundim të mbledhjes së kryetarëve në selinë e Kuvendit, lidhur me çështjen e lobimit të PD-së në fushatën e vitit 2017.
Sipas Ballës, pak rëndësi ka nëse është fshirë ky publikim apo jo nga një media (duke iu referuar gazetës BILD, lexo këtu), sipas tij rëndësi ka që çështja është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
“Unë po ju them, nuk është një, janë disa gazeta të mëdha botërore që shkruajnë për këtë gjë, që nga New York Times, Mather Jones etj. Unë do ripostoj çdo shkrim që vë gishtin në një plagë. Është në nderin e PD, jo të Lulzim Bashës që PD të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjendet në regjistrat e Departamentin Amerikan të Drejtësisë, për shifrat përkatëse dhe është e rëndësishme, që në kuadër të një refore elektorale që po ndërmarrim, duhet të forcojmë legjislacionin për financimin e partive politike. Nuk ka rëndësi e publikon një media apo e heq një media, ky është një fakt që është publikuar në faqen zyrtare të një institucioni zyrtar. Akti dhe një fakt i pakundërshtueshëm. Unë vë theksin se The Times, që ka kryer një investigim të plotë, flet pikërisht për faktin se Treiddë ka bërë pagesa në favor të PD. Ju jeni gazetarë, e dini se Basha lajmëron shpesh seanca të jashtëzakonshme, por a keni dëgjuar të thërrasë ndonjë deklaratë të jashtëzakonshme për këtë çështje”, tha Balla.