Menjëherë pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare”, policia ka bërë shoqërimin e 41-vjeçares E.M banuese në Sarandë, për veprime të mëtejshme, raporton Top Channel.
41-vjeçarja u denoncua jo vetëm për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së saj të mitur, por edhe për dhunën ndaj bashkëjetuesit të saj.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret.