Vendosni fjalën kyçe....

“Europa Nostra” i nis letër Ramës, Metës e Veliajt: Plane alarmante për shembjen e Teatrit Kombëtar


Presidenti ekzekutiv i “Europa Nostra”, Hermann Parzinger i ka dërguar një letër Kryeministrit Rama, Presidentit, Meta dhe një tjetër kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, ku shprehet i shqetësuar në lidhje me vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Parzinger e konsideron këtë një plan alarmant dhe thekson se Teatri Kombëtar i Shqipërisë konsiderohet një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë por edhe në Europë.

Parzinger e paralajmëron Veliajn se Teatri Kombëtar është përzgjedhur në listën e 14 objekteve më të rrezikuara dhe mund të përfshihet së shpejti në shtatëshen e parë.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka ndodhur që vendet që janë përfshirë më parë në këtë listë të jenë shembur dhe nëse kjo do të ndodhte me Teatrin Kombëtar do ishte rast unik.

“Asnjë nga 29 vendndodhjet e përzgjedhura më parë në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me gjithë mbështetjen e treguar në nivel kombëtar dhe Europian. Ne sërish shpresojmë shumë që mund të kemi mbështetjen tuaj aktive në mbajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe japim mbështetjen tonë për të vepruar në këtë drejtim.”– thuhet në letrën e Parzinger. Dy letrat kanë pothuajse të njëjtën përmbajtje.

“Europa Nostra” është një Federatë Pan-Europiane për Trashëgiminë Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës./Hashtag.al

Letra për Ramën

Letra për Veliajn

Letra për Metën


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *