Vendosni fjalën kyçe....

Gazeta gjermane “Bild” fshin artikullin për Lulzim Bashën dhe lobimin në SHBA


Një ditë pasi publikoi artikullin për lobimin në SHBA të kreut të PD-së, Lulzim Basha, gazeta gjermane “Bild” e ka fshirë atë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por në orën 08:50 të datës 20 janar, ky artikull nuk hapet më. Nga gazeta gjermane nuk ka ende një sqarim lidhur me atë se pse ky artikull është fshirë pa u mbushur ende 24 orë, që nga momenti i publikimit.

Në artikullin e djeshëm thuhej se si Basha ka shpenzuar 675,000 euro për t’u përdorur në fushatën kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Publikimi i këtij artikulli arriti të tërheqë në grackë propagandën opozitare, një pjesë e së cilës nisi të sulmonte dje gazetën BILD./Hashtag.al

Faqja e BILD sot: “Faqja që ju kërkuat nuk mund të gjendet”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *