Pesë njerëz kanë humbur jetën në qytetin rus të Perm këtë mëngjes, pasi një tub uji shpërtheu gjatë natën dhe përmbyti një dhomë hoteli në bodrum me ujë të nxhetë.
Reuters shkruan se të paktën tre persona të tjerë u dërguan në spital me djegie të rënda pas incidentit në Mini Hotel Caramel, i cili ndodhet në bodrumin e një ndërtese banimi.
Hetuesit hapën një çështje penale nën akuzën se hoteli nuk plotësonte kërkesat e sigurisë.
Sipas listës së hotelit në Booking.com, një dhomë dyshe për dy persona kushton 1170 rubla (19 dollarë) për një natë.