Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender kompanisë së drejtuar nga Merita Kajmaku.
Kjo e fundit është bashkëshorte e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është në kërkim nga policia, pasi akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale.
Tenderi i institucionit të drejtuar nga Sandër Lleshaj ka të bëjë me mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Kompania e Kajmakut do përfitojë shumën prej rreth 50 milionë lekësh për një periudhë 12 mujore. Ndërsa prokuroria e ka shpallur në kërkim Kajmakun, ministri Lleshaj i jep tenderin dhjetëra milionësh.