Vendosni fjalën kyçe....

Madonna anulon shfaqjen në Lisbonë 45 minuta para nisjes, hera e tetë që e bën këtë


Madonna ka anuluar një tjetër shfaqje në turneun e saj botëror “Madame X”, pasi për shkak të një dëmtimi që i shkakton dhimbje të vazhdueshme, por të paspecifikuar.

Ajo i lajmëroi fansat në Lisbonë vetëm 45 minuta përpara se orarit kur supozohej të niste shfaqja e saj.

“Me keqardhje ju njoftojmë se Madonna nuk është në gjendje të performojë këtë mbrëmje”– u njoftuan me një email në orën 19:45 fansat që kishin blerë biletat. BBC shkruan se ajo duhej të kishte qenë në skenë në orën 20:30.

“Më fal që u detyrova të anuloja sonte, por duhet të dëgjoj trupin tim dhe të pushoj!”– shkruajti më pas këngëtarja në “Instagram”.

Kjo është hera e tetë që Madonna i është dashur të anulojë papritmas një shfaqje në turneun e saj aktual botëror.

Ajo nuk e ka zbuluar natyrën e dëmtimit të saj, por në San Francisko në nëntor i tha publikut se kishte një dëmtim në gju.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *