Vendosni fjalën kyçe....

“Merita për rifillimin e fluturimeve Prishtinë-Beograd pas 21 vitesh është e presidentit Trump”


I dërguari special i presidentit amerikan, Trump, për bisedimet mes Kosovës e Serbisë ka thënë se vendosja e linjës së fluturimeve direkte mes Prishtinës e Beogradit është një arritje historike e kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe administratës së tij.

Në një deklaratë të tijën, shkruan Lajmi.net, Richard Grenell, është shprehur se kjo është një fitore e madhe e mundësuar nga presidenti Trump pa harruar të falenderojë NATO-n dhe kompaninë ajrore gjermane, ‘Luthansa’.

‘Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminderit Luthansa, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë Grenell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *