Policia e Shtetit ka dhënë detajet për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet.
Rreth orës 20:45 në zonën e Astirit në afërsi të një lokali 28-vjeçari V.T është plagosur me armë ku dhe më pas ka gjetur vdekjen.
Ndërkohë sipas policisë po punohet për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve