Një person i armatosur hapi zjarr jashtë një klubi nate në Kansas City, SHBA, duke vrarë një dhe duke plagosur 15 të tjerë përpara se të vritej nga një roje sigurie, njoftuan media lokale, duke cituar policinë.
Sipas policisë, i dyshuari filloi të qëllonte ndaj një grupi personash që qëndronin para një klubi. Ai vrau një grua në një parking, pas së cilës u qëllua me armë nga një roje sigurie.
Disa raporte tregojnë se i dyshuari kishte provuar të futej në klub para se të përdorte armën e tij të zjarrit.
Në faqen e Facebook të klubit thuhet se brenda lokalit po zhvillohej një festë pasi ekipi i futbollit, Kansas City Chiefs fituan kampionatin e AFC-së të dielën duke u kualifikuar në Super Boël-in e tyre të parë në 50 vjet.