91 të burgosur tejet të rrezikshëm janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Paraguai. Lajmi është pohuar nga ministrja e Drejtësisë së vendit amerikano-jugor i cili tha se arratisja ishte planifikuar mirë.
Të burgosurit u arratisën nga burgu ‘Pedro Juan Caballero’ të dielën herët përmes një tuneli, tha ministrja e Drejtësisë, Cecilia Perez, sipas rrjetit televiziv Paraguayan Telefuturo.
Perez tha se një i burgosur u kap përsëri, por pjesa tjetër nuk është gjetur ende.
‘Është e pamundur që zyrtarët e burgut të mos kenë parë sasinë e rërës të mbledhur në qeli’, tha ajo, duke shtuar: ‘Nuk është diçka që mund të bësh brenda natës, ekziston një dyshim i fortë se zyrtarët janë të përfshirë në skemën e korrupsionit.’
Ndër 91 të arratisurit, 75 janë pjesë e organizatave kriminale braziliane dhe kartelet e drogës, tha ministrja më tej.