Argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez, është një nga sulmuesit më të kërkuar në botë.
Paraqitja e tij mbresëlënëse me zikaltrit këtë sezon ka bërë që aksionet e tij në merkato të rriten ndjeshëm. Përvec Barcelonës, për shërbimet e tij interesohen edhe dy klubet angleze të Mançesterit, Siti e Junajtid.
Sipas ‘The Sun’, Martinez shihet si përforcimi i duhur i klubeve të Premierligës, për të cilin do ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha.
Martinez erdhi të Interi nga argjentinasit e Racing për 25 milionë euro ndërsa sot ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh.