Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dekretin që i ngarkon kreut të Vetëvendosjes, Kurti, përgjegjësinë për formimin e qeverisë si kryeministër.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit nëpërmjet një postimi në Facebook.
‘Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.’ – shkruan Thaçi në Facebook.