Vendosni fjalën kyçe....

“Vetëvendosje” propozon Albin Kurtin për kryeministër


Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të presidentit Hashim Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje më në fund ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Klan Kosova ka publikuar dokumentin e Vetëvendosjes, i cili i është dorëzuar presidentit Thaçi.

Ky i fundit i ka bërë vazhdimisht thirrje Albin Kurtit, që të pranojë ose të refuzojë propozimin për mandatar dhe të mos vonojë formimin e qeverisë së re të Kosovë. Por Kurti kërkonte të mos presionohej pasi ende nuk kishte arritur në një marrëveshje me LDK-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *