Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Tiranë, dyshime rreth të kaluarës së viktimës


Nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit ku viktimë mbeti 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ka disa dyshime të ngritura paraprakisht.

I riu mësohet të jetë arrestuar vite më parë për trafikun e një sasi prej 200 kg kanabis dhe dyshohet se kjo mund të një nga motivet e krimit.

Tafçiu ka ikur nga Shqipëria në mars të viti 2018 dhe në nëntor të po këtij viti, është arrestuar në Francë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar me një vit. Në nëntor të vitit të kaluar është kthyer në Shqipëri, raporton gazetarja Klodiana Lala për News 24.

Dëshmitarët thanë se ishte një person ai që e qëlloi për vdekje, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë bashkëpunëtorë në kryerjen e krimit.

Policia ka nisur sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *