Vendosni fjalën kyçe....

37-vjeçari qëllohet disa herë me thikë tek shinat e trenit në Tiranë


Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Tiranë, pasi është qëlluar me thikë.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë tek shinat e trenit, rreth orës 20:05.

Një 37-vjeçar me inicialet I.Z ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur disa herë me thikë dhe për këtë dyshohet një 19-vjeçar me inicialet A.H.

Ai është arrestuar dhe do të përballet në gjyq për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *