Gjiganti katalunas është në kërkim të zëvendësuesit të Luis Suarezit, i cili do të mungojë disa muaj shkaku i lëndimit.
Barcelona është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, i afërt me klubin katalunas, përcjell Gazeta Express.
Kampioni i Spanjës e mori një goditje së fundmi pas lëndimit të Luis Suarezit, i cili do të mungojë disa muaj.
Prandaj, Barça po e kërkon zëvendësuesin e tij.
Andaj, mediumi spanjoll raporton se gjiganti i La Ligas po mendon t’i rivalizojë Newcastlen e Tottenhamin për sulmuesin polak.
Piatek ka përfunduar në bankinë tek Milani, ku po luan rregullisht Zlatan Ibrahimovic.
Ish-futbollisti i Genoas është i pakënaqur me statusin e tij në San Siro, prej nga mund të largohet gjatë këtij muaji.