Fushata presidenciale e kandidatit demokrat Joe Biden ka lëshuar një paralajmërim për mediat, duke i paralajmëruar gazetarët që të mos përhapin teori “mashtruese” për rolin e tij në shkarkimin e një prokurori ukrainas nga detyra.
Në memorandumin e publikuar fillimisht nga NBC News, grupi i fushatës së Biden akuzon Presidentin Donald Trump për “përhapjen e një teorie komploti me qëllim të keq dhe fals” se ai i ka bërë presion Ukrainës për të pushuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Viktor Shokin.
Biden më parë është mburrur në lidhje me rolin e tij për pushimin nga puna të Shokin, madje ka pranuar në kamera se ai paraqiti një ultimatum tek autoritetet ukrainase, duke kërcënuar se do të mbajë një garanci kredie miliardë dollarëshe, përveç nëse prokurori do të shkarkohej. Më vonë doli se djali i vet, Hunter Biden u ul në bordin e kompanisë energjitike Burisma të cilën Shokin e kishte hetuar për korrupsion.
Në memorandumin e Biden, që përshkruhet si “i pazakontë” nga NBC News, kërkohet që çdo organizatë mediatike që i referohet, raporton ose përsërit pretendimet që Biden është angazhuar në shkarkimin e prokurorit, duhet të deklarojë qartë se ato janë diskredituar.
Ky memorandum i udhëzon gazetarët se “nuk është e mjaftueshme” të thonë se pretendimet kundër kandidatit demokratik janë “të pabazuara”. Ata duhet t’u tregojnë lexuesve se ka një mal provash që i hedhin poshtë supozimet.
Çdo gazetar ose organizatë mediatike që nuk respekton standardet e Biden në raportimin e tyre mbi aktivitetet e tij dhe familjes së tij në Ukrainë,do të paditet.